Gigi Hadid dhe Kendall Jenner mbajnë duart gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Met Gala

Gigi Hadid dhe Kendall Jenner mbajnë duart gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Met Gala

20:33, 14/09/2021

Gigi Hadid dhe Kendall Jenner kanë qenë mikesha që kur ishin adoleshente dhe jetonin afër njëra-tjetrës në Los Angeles.

Dhe tani gati 10 vite më vonë, modelet e Vogue’s e dëshmuan se janë ende mikesha më të ngushta, derisa parakaluan në tapetin e Met Gala në New York, këtë të hëne, shkruan DailyMail.

Dy bukuroshet u panë teksa mbanin duart ndërsa ishin në shkallët e Muzeut të famshëm Metropolitan në Central Park, dhe ato gjithashtu pozuan me yllin e “Basic Instinct”, Sharon Stone.

Yjet e modës janë shoqëruar së bashku në Los Angeles dhe New York që kur filluan karrierën në moshën 16 vjeçare.

Ato gjithashtu kanë mikesha të përbashkëta si Hailey Baldwin, Justin Bieber dhe Cara Delevingne. Motra e Gigit, Bella Hadid është po ashtu mike e afërt e Kendall.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco