Pendohet Kanye West, fillon ta ndjek përsëri Kim Kardashianin në Instagram

Pendohet Kanye West, fillon ta ndjek përsëri Kim Kardashianin në Instagram

20:24, 14/09/2021

Ai i shfrytëzon rrjetet sociale për të qëndruar afër fansave.

Dhe Kanye West ka filluar ta ndjek përsëri ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, duke shtuar edhe disa persona të tjerë në listën e tij të ndjekjes, shkruan DailyMail.

44-vjeçarja që ka promovuar së fundi albumin e ri “Donda”, filloi të ndjek përsëri Kimin, duke shtuar edhe Solange Knowles, markën e njohur të modës Fashion Nova dhe disa llogari të fansave të tij.

Më herët ai kishte vetëm ish-gruan e tij, Kim në listën e Instagramit, ndërsa tani ai po ndjek edhe 23 llogari tjera.

Kujtojmë që 40 vjeçarja, u paraqit për divorc nga reperi në shkurt dhe që atëherë është raportuar se ai pranoi se e kishte tradhtuar në rrethin e tij të brendshëm gjatë turneut të tij në Shën Pablo në 2016.

Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj 2014 gjatë një ceremonie luksoze të mbajtur në Firence, Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco