Kylie Jenner tha se nuk do të marrë pjesë në ‘met Gala, por nuk zbulon arsyen ‘pse’

Kylie Jenner tha se nuk do të marrë pjesë në ‘met Gala, por nuk zbulon arsyen ‘pse’

19:26, 14/09/2021

Kylie Jenner në çdo dalje në ‘Met Gala’  ka shkëlqyer me zgjedhjen e veshjes.

Mirëpo, këtë vit ajo ka vendosur që të mos jetë pjesë e evenimentit më të madh të modës.

“Jam shumë e trishtuar  që nuk mund ta arrij këtë vit. Mezi pres të shoh të gjitha dukjet”, njoftoi Kylie Jenner adhuruesit, në InstaStory, shkruan DailyMail.

Jenner nuk ka dhënë asnjë informacion rreth vendimit për të mos qenë pjesë e Met Gala, ndërsa fansat janë të bindur se ka qenë shkaku i shtatzënisë.

Cilado qoftë arsyeja e mungesës së saj, Kylie padyshim që po ndihej sentimentale për përvojën pasi postoi një seri fotografish të shkrepura në shfaqjet e mëparshme të Met Gala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco