Rita Ora nxit përsëri dyshimet për një fejesë

Rita Ora nxit përsëri dyshimet për një fejesë

13:52, 14/09/2021

Një ndër çiftet që tërhoqën vëmendjen në Met Gala 2021 ishin padyshim dhe Rita Ora dhe Taika Waititi.

Këngëtarja 30-vjeçare dukej e mrekullueshme me veshjen nga Prada, zbukuruar tërësisht me xixa, por përtej kësaj, një detaj tjetër ra në sy.

Unaza që ajo mbante në gisht. Në fillim të këtij muaj, Rita shtoi dyshimet për një fejesë të mundshme pasi publikoi një foto në Instastory të dorës së saj, ku kishte mbuluar gishtin e unazës me një emoji.

Këngëtarja dhe Waititi fillimisht ndezën thashethemet se po takoheshin në prill të këtij viti kur Ora postoi një seri fotografish të çiftit në Instagram.

Në gusht, ata bënë debutimin e parë si çift në premierën e The Suicide Squad në Los Angeles.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco