Pas shumë vitesh, Dafina dhe Tuna bëhen sërish bashkë, sjellin një super bashkëpunim

Pas shumë vitesh, Dafina dhe Tuna bëhen sërish bashkë, sjellin një super bashkëpunim

16:15, 13/09/2021

Dafina Zeqiri prej disa kohësh ka zbuluar për fansat se do të sjellë një lbum të ri muzikor.

Ajo ka zbuluar çdo detaji, përfshirë edhe titujt e kënëgëve dhe duetet që ka realizauar.

Mes tyre bie në sy fakti se Dafina do të sjellë edhe një bashkëpunim me Tunën. Kjo është hera e parë që këngëtaret bashkojnë sërish forcat pas armiqësisë së tyre që zgjati për disa vite.

Lidhur me këtë projekt, këngëtaret kanë disa fjalë drejtuar njëra-tjetrës.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna në një postim të fundit të publikuar në InstaStory.

Menjëherë pas këtij postimi, Dafi nuk ka ngurrur dhe e ka publikuar në rrjetin e saj social dhe po ashtu i ka dedikuar disa fjalë Tunës.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim tonin. Të dua përgjithmonë”, iu përgjigj Dafina.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco