Vesa Luma dhe Big Basta po planifkojnë një tjetër dasmë pas gjashtë vitesh martesë?

Vesa Luma dhe Big Basta po planifkojnë një tjetër dasmë pas gjashtë vitesh martesë?

10:41, 13/09/2021

Ditën e djeshme, Vesa Luma dhe Big Basta festuan përvjetorin e gjashtë të martesës. Me këtë rast, këngëtarja zgjodhi t’i bënte bashkëshortit të saj një urim me anë të një postimi në Instastory.

Vesa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkrepur gjatë ditës së tyre më të veçantë, në Kalanë e Lëkurësit. Krahas imazhit, Luma shkroi:

“Çfarë rrugëtimi i çmendur, nuk mund ta besoj që kanë kaluar gjashtë vite tashmë me ty Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të rinovojmë betimet tona të dashurisë”.

Ky mbishkrim i ka bërë të gjithë të dyshojnë se çifti mund të organizojë një tjetër ceremoni martesore së shpejti.

Vesa dhe Big Basta ndodhen aktualisht në Shqipëri së bashku me djalin e tyre, Lian.

Familja po shijon disa ditë pushimi dhe ende nuk e kanë zbuluar se kur do të rikthehen në Zelandën e Re, aty ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco