'Ruaju mos të të mbysë paaftësia...', Arjan Konomi ka dy fjalë me Tean

'Ruaju mos të të mbysë paaftësia...', Arjan Konomi ka dy fjalë me Tean

07:52, 13/09/2021

Tea Trifoni është rikthyer në ekran si pjesë e programit "Goca dhe gra", mirëpo Arjan Konomi duket se nuk e ka pëlqyer zgjedhjen e ish-konkurrentes së "Përputhen".

Opinionisti i ka shkruar një koment Teas në postimin e saj të fundit duke i thënë të bëjë kujdes pasi sipas tij ajo nuk do mund të shfaqë aftësinë e saj.

"Tea suksese ne "aventuren" e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!", i shkruan Arjani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco