Fjoralba Ponari sqaron të vërtetën lidhur me largimin e saj nga 'Portokallia'

Fjoralba Ponari sqaron të vërtetën lidhur me largimin e saj nga 'Portokallia'

20:24, 12/09/2021

 

Prej disa javësh në rrjet po qarkullon lajmi se Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”, ashtu si dhe Salsano Rapi.

 Për moderatoren u aludua se do të zëvendësohej nga Luana Vjollca.

Shkak për këtë lajm u bënë disa foto të Luanës ku shfaqej  eveshur me kanotiere në ngjyrë portokalli.

Fjoralba reagoi në Instagram, duke thënë se nuk është larguar nga spektakli i humorit, por disa ndjekës vazhdonin të kishin dyshime.

Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, Fjoralba tha:

“Në momentin që filloi të qarkullonte lajmi, unë sapo isha në bashkëbisedim e sipër me asistent regjisorin e ‘Portokallisë’ dhe po më thoshte se të nesërmen kemi në orën 11:00 mbledhje për të diskutuar mbi sezonin e ri dhe në moment vërshojnë lajmet. Filluam të qeshnim së bashku me Salsanon, sepse ne e dimë shumë mirë se  cili është stafi, cilat janë angazhimet e gjithësecilit”.

Ndërkohë, për shkak se Salsano nuk ishte i pranishëm në studio, ai u telefonua nga Fjoralba live dhe kur u pyet nëse do të jetë pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon, ai tha:

“Ku di unë tashi. Më tha nji që do vijë Luana. Më thanë Fjori do prezantojë ‘Big Brother’ (qesh). Mesa di unë, unë jam i sigurt (që do të jetë pjesë e spektaklit), -nuk e di për Fjorin”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco