Lana Del Rey mbyll të gjitha llogaritë e saj në rrjete sociale

Lana Del Rey mbyll të gjitha llogaritë e saj në rrjete sociale

18:45, 12/09/2021

Lana Del Rey po u thotë “lamtumirë” rrjeteve sociale.

Këngëtarja 36-vjeçare ka bërë të ditur të shtunën përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se shumë shpejtë do t’i mbyllë llogaritë e saj nëpër rrjete sociale, për tu fokusuar në projektet e saj artistike.

“Vetëm dua t’ju njoftojë se nesër do t’i mbyllë të gjitha llogaritë e mija në rrjetet sociale. Këtë po e bëjë thjeshtë sepse jam e interesuar për të kryer punë të tjera, punë të cilat kërkojnë privatësi dhe transparencë”, ka thënë Del Rey.

Në videon tre minutëshe, bardh e zi, këngëtarja e njohur ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe i ka siguruar ata se do të vazhdojë të realizojë këngë të reja.

Javën e kaluar, Del Rey ka lansuar këngën e saj të re “Arcadia”, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të nëntë, “Blue Banisters”, që do të publikohet më 22 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco