Aktorja meksikane tregon momentin e sikletshëm kur Donald Trump e ka ngacmuar

Aktorja meksikane tregon momentin e sikletshëm kur Donald Trump e ka ngacmuar

16:29, 12/09/2021

Aktorja meksikane, Salma Hayek shpesh-herë është ftuar nga figura të njohura amerikane në evenimente të ndryshme.

Meksikania ka terguar se ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe të dalë me të.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj.

 Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe karizmatik.

Ai ju afrua çiftit dhe filloi të fliste me ta. Sipas Salma, u tregua i sjellshëm dhe hëngrën darkë bashkë. Në një moment kur Salma kishte ftohtë ai i ofroi xhaketën e tij dhe e mbuloi me të.
Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, ama vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për tu takuar me të.
“Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ja thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”,- është shprehur Salma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco