Komentet fyese për homoseksualët bëjnë xhiron e rrjetit/ Dua Lipa i kthehet ashpër kolegut

Komentet fyese për homoseksualët bëjnë xhiron e rrjetit/ Dua Lipa i kthehet ashpër kolegut

14:02, 28/07/2021

Reperi Dababy, është kritikuar për disa komente që ai ka bërë gjatë një festivali për njerëzit e infektuar me HIV dhe homoseksualët.

Teksa ishte duke performuar në “Rolling Loud”, në Miami, ai ftoi gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë.

 

Gjithashtu, ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”.

Po ashtu, reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij kanë marrë shumë kritika nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Mes kritikave, nuk ka munguar edhe ato nga Dua Lipa, e cila është shprehur e tronditur nga këto deklarata të kolegut të saj.

Vetëm pak kohë më parë ajo bashkoi forcat me DaBaby për këngën “Levitating”.

 

“Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si person me te cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkruan Dua Lipa në postimin në “Instagram”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco