Selfiet e publikuara nga Piqué çudisin ndjekësit e tij: Na jep një shpjegim

Selfiet e publikuara nga Piqué çudisin ndjekësit e tij: Na jep një shpjegim

10:41, 28/07/2021

Disa javë më parë  Gerard Piqué  vendosi të ndryshojë imazhin e tij dhe të heqë dorë nga mjekra, një look që e kishte shoqëruar sezonet e fundit.

Ky look i ri i futbollistit mori shumë komente pozitive të cilët vlerësonin imazhin rinor të tij.

Por që nga ky çast mbrojtësi i Blaugranës po ndjek një dinamikë në rrjete sociale që ka filluar të shqetësoj ndjekësit e tij besnikë.

Që nga ai 13 korrik, Pique ka vendosur të ndajë një fotografi të përditshme në rrjetet e tij sociale  dhe shumëllojshmëria nuk është saktësisht virtyti i tij më i madh.

 Të gjitha fotografitë janë identike: një ' selfie ' në të cilën e vetmja gjë që ndryshon është veshja. 

Për disa ditë profili i Gerard Piqué jo vetëm që është mbushur me ' selfiet ' e tij, por edhe me komente nga shumë ndjekës të cilët filluan të pyesin arsyet e këtij karuseli me imazhe. 

Njëri prej tyre ishte ish- shoku i tij i skuadrës në Manchester United, John O'Shea, i cili e pyeti nëse kishte humbur një bast për këto ' selfie '. 

Ai nuk ka qenë i vetmi që ka komentuar, pasi David De Gea i shkroi disa ditë më parë  Pique se "çfarë të pëlqen tek  ' selfiet '".

Konfuzioni është i tillë dhe shumë tashmë e pyesin nëse "po përpiqesh të na dërgosh një lloj mesazhi".

"Do të jetë një reklamë e Gilette" ose "ju keni zbuluar kamerën e para" janë disa nga komentet që janë lexuar gjithashtu këto ditë në selfiet e Piques. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco