Elvana Gjata reagon pas deklaratës së Melinda Ademit

Elvana Gjata reagon pas deklaratës së Melinda Ademit

11:45, 28/07/2021

Intervista e Melindës në “NIN”, vijon të prodhojë lajme, për shkak të pathënave që ajo i zbuloi përballë Alaudin Hamitit.

Ndër të tjera, artistja u pyet edhe rreth këngëtares shqiptare që i pëlqen më shumë, ku ajo veçoi Elvana Gjatën, për të cilën foli me superlativa.

 

Melinda nuk u kursye aspak, duke thënë se Elvana ka një vokal që e rrënqeth dhe që s’e ka dëgjuar më parë.

“Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrënqeth, është ekstrem, ekstrem talent. Ajo është e mrekullueshme, e dua. Shumë më pëlqen Elvana, për shkak se e ka vokalin shumë të bukur, shumë e veçantë, nuk e ka dëgjuar kurrë në jetë atë zë”, u shpreh Melinda.

 

Kjo deklaratë ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë kudo nga fansat e tyre në rrjetet sociale. Elvana Gjata ka ri-publikuar videon e Melindës në “Instastory” dhe i ka shprehur asaj falënderimin dhe dashurinë publikisht.

“Shumë dashuri për ty! Vazhdo kështu!”, ka shkruar Elvana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco