‘Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës’, Elvana ka një përgjigje për kritikët

‘Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës’, Elvana ka një përgjigje për kritikët

09:32, 28/07/2021

Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit geg.

Këngëtarja publikoi së fundmi disa foto të shkëputur nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

 

Mesa duket ky koment i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë. “A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës.

Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

 

 “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco