Rita Ora e nis mëngjesin me poza atraktive me bikini

Rita Ora e nis mëngjesin me poza atraktive me bikini

09:30, 28/07/2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është duke qëndruar këto ditë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke punuar atje në projekte të reja, ndërsa po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, e cila erdhi në bashkëpunim me DJ-në e njohur anglez, Sigala.

Kënga me titull “You For Me” është kthyer në një nga hitet verore në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm.

 

Foto: Rita Ora/Instagram

E lumtur për suksesin që kjo këngë ka shënuar, Rita vendosi që mëngjesin e së mërkurës të publikojë disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram.

 

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo u shfaq duke pozuar me një palë bikini të gjelbra, ndërsa vuri në pah linjat e saj trupore.

Në mbishkrimin e fotografive, Ora tregoi se u zgjua me gëzim duke parë suksesin që bashkëpunimi i saj i fundit me Sigala-n është duke shënuar.

 

Foto: Rita Ora/Instagram

“U zgjova këtë mëngjes me kaq shumë dashuri për këngën time dhe Sigala-n, ‘You for Me’. E tëra që mund të them është se nuk mund të ndalem së qeshuri nga lumturia. Faleminderit që më bëtë të buzëqeshë sot”, ka shkruar Rita në Instagram.

Rita përndryshe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar, duke nxjerr në treg mini-albumin “Bang”, si dhe duke qenë pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco