Robert Berisha flet për herë të parë për Zenin, djali i vogël i Tunës dhe Patrisit

Robert Berisha flet për herë të parë për Zenin, djali i vogël i Tunës dhe Patrisit

08:03, 25/07/2021

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetaren Irini Meçe në “Edicionin Veror”.

Mes të tjerash, ai foli për herë të parë për nipin, djalin e dytë të Tunës dhe Patrisit.

Roberti tha se nuk e ka takuar ende, pasi Patrisi ishte me pushime në Turqi.

“Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tregoi ai.

Kujtojmë se Tuna u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë me ardhjen në jetë të vogëlushit Zen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco