Vajza e Ledrit takon Dua Lipën

Vajza e Ledrit takon Dua Lipën

22:36, 23/07/2021

Ardhja e Dua Lipës në trojet shqiptare e ka entuziazmuar shumëkënd, ndërsa me këtë rast, këngëtarja e famshme është takuar edhe me reperin e popullarizuar, Ledri Vula.

Për më shumë, ajo e ka takuar edhe Poem Blu – vajzën e reperit dhe partneres së tij, Sara Hoxha.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, të dy këngëtaret shfaqen të qeshur, ndërkohë që Ledri ia afron vajzën yllit të muzikës botërore. Ajo duket mjaft e entuziazmuar ndërkohë që shikon fëmijën.

“Poem Blu takon Dua Lipën”, është përshkrimi që i ka vënë reperi fotografisë.

Kujtojmë që Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sarah Hoxha, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ata pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco