E akuzojnë për dallime fetare, Capital T bën sqarimin e duhur

E akuzojnë për dallime fetare, Capital T bën sqarimin e duhur

11:21, 21/07/2021

Capital T ka revoltuar fansat e tij dhe jo vetëm me videoklipin e tij të fundit.

“Buzëqeshja” mban titullin kënga, një pjesë të së cilës reperi e ka xhiruar në Shkodër.

Në sekondën e 50 duket komplet katedralja e Shkodrës dhe fansat kanë vënë re që kryqi i saj është zhdukur me photoshop.

Kjo ka irrituar jo pak ndjekës që kanë kritikuar artistin për dallime fetare.

Përmes rrjeteve sociale Capital T është munduar të sqarohet duke i lënë fajin produksionit që ka realizuar klipin por kjo nuk ka bindur ndjekësit që edhe pas kësaj të kërkojnë llogari nga ai.

Capital T njihet si predikues i fesë islame dhe njeri i afërt me hoxhën Halil Kastrati me të cilin ka marrë pjesë në disa organizime bamirësie dhe kjo ka bërë fansat të mendojnë se kryqi është larguar me qëllim dhe me kërkesën e tij./afterparty.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco