Jennifer Aniston bëhet nënë: Lajmi që bëri jehonë në mediat botërore!

Jennifer Aniston bëhet nënë: Lajmi që bëri jehonë në mediat botërore!

09:27, 14/04/2021

Lajm i shkëlqyeshëm nga Jennifer Aniston!  Ajo u bë  nënë dhe ky lajm u tha për herë të parë kolegëve të saj në setin e serialit "Friends", i cili i gëzoi të gjithë në set.

Një burim për portalin "Closer" tha se ishte Jennifer, ajo që gëzoi kolegët e saj me lajmin se do të bëhej nënë.

Pas dy divorcesh, Aniston vendosi të birësojë një vajzë që u takua në një jetimore në Meksikë.

Edhe pse ajo shpesh thoshte në media se mëmësia nuk e përmbush atë si gratë e tjera, duket se disa gjëra kanë ndryshuar.

Gjegjësisht, aktorja ndihmoi jetimoren për shumë vite financiarisht dhe tani ajo ka vendosur që ka ardhur koha për të birësuar vajzën. 

Finalizimi i birësimit pritet në Qershor të këtij viti.

"Jen ishte e bindur se mbledhja me kolegët ishte momenti i duhur për të njoftuar se ajo po bëhej nënë. Pjesa femërore e kastit e dinte, por ajo donte të befasonte djemtë në set" - tha burimi.

Edhe pse dhjetë vjet më parë po qarkullonte e njëjta histori në media se ajo do të birësonte një fëmijë, tani ajo është e sigurt për vendimin e saj, sepse vetë procesi po vazhdon prej një viti. Mbështetja e saj e madhe ishte aktorja  Courtney Cox.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco