Këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës

Këngëtari surprizon bashkëshorten në 10 vjetorin e martesës

16:30, 11/04/2021

10 vite martesë, ka bërë që këngëtari tashmë i mirënjohur Gazmend Kelmendi-Gazza t’i bëj një surprizë të jashtëzakonshme bashkëshortes së tij.

Përmes emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, ai ka sjellë emocione të bukura deri tek publiku duke e falenderuar atë për gjithë këtë dekadë lidhje martesore dhe dy djemt e mrekullueshëm që i kanë nga kjo martesë.

Njëkohësisht bashkëshortja e tij ka pasur edhe ditëlindjen e me këtë rast përmes këtij emisioni edhe kanë festuar nën tingujt e bukur të muzikës shqipe por edhe ka përçuar mesazh se si duhet mbajtur një lidhje e gjatë.

“Ia arrita dhe këtij qëllimi për ditëlindjen tënde dhe 10 vjetorin tonë, të plotësoj ëndrrën time të të shoh nuse. Një ëndërr u bë realitet. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës të gjithëve për urimet tuaja të pafund. Qofshi të uruar dhe të lumtur në familjet tuaja, është shprehur kështu Gazmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco