Ishte tepër e shëndoshë, por sot Linda Halimi ka trupin më hot nga estrada

Ishte tepër e shëndoshë, por sot Linda Halimi ka trupin më hot nga estrada

09:42, 27/02/2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, po tregohet mjaft aktive kohëve të fundit për fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Së fundmi, këngëtarja e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një fotografi mjaft atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar në veshje sportive nga mbrapa, ndërsa ka theksuar të pasmet e saj të formësuara.

“Tani që kam vëmendjen tënde, thuaj Jo bulmetit”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

E njëjta me krenari e shfaq trupin e saj të formësuar në rrjetet sociale, si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Linda përndryshe arriti vite më parë që t’i largojë kilogramët e tepërt nga trupi, duke u bërë senzacion për humbjen e madhe të peshës.

Tani ajo shquhet për linja atraktive trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në shumë prej paraqitjeve të saj.ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco