Edhe pse prej disa vitesh tashmë, Klaudia Pepa jeton në Itali, ajo nuk harron asnjëherë të kujtojë shumë momente nga Shqipëria ose kërcimet e vendit të saj, njëjtë si në postimin e fundit.
“Ku i kam shqipet e mia? Vallja e Tropojës, është dhe për ju vallja e preferuar siç është për mua dhe qenushen time, Koi?”, ka shkruar balerina krah videos ku së bashku me qenushen e saj ka kërcyer vallen me shaminë e kuqe në dorë.
Epo sado larg vendit të jetë, Klaudia duket se nuk mund të harrojë rrënjët, traditat dhe çfarë realisht e çon nga vendi për të kërcyer plot energji, ashtu siç di ajo.
© SYRI.net