Eri pezullohet nga 'Përputhen'/ Ja çfarë nuk pa publiku dje pasi u fikën kamerat

Eri pezullohet nga 'Përputhen'/ Ja çfarë nuk pa publiku dje pasi u fikën kamerat

19:26, 26/02/2021

Mbrëmjen e djeshme “Për’puthen” ju bashkuan dy djem të rinj, Dorian Kuka dhe Princ Mile. Ky i fundit u prit mjaft mirë nga vajzat, ndërsa Doriani pati një përplasje të ashpër në studio që në fillim.

Djali nga Lushnja komentoi vajzat e “Përputhen” me komplimente të shumta, mirëpo zgjodhi të mos thoshte asnjë fjalë të mirë për Antonelën dhe Ledjanën. Ai u shpreh se dy vajzat i duken si vjehrra dhe nusja që grinden gjithë kohën, ndërsa ky koment iu duk i pavend dy konkurrenteve. Antonela e pyeti Dorjanin për moshën, duke u shprehur se ishte tepër i vogël pasi s’kishte as qime në fytyrë.

Dorjani argumentoi me faktin që jemi në vitin 2021 dhe s’ka lezet një mashkull me qime.

Për këtë koment u hodhën edhe djemtë e tjerë të emisionit, të cilët e pyetën nëse ‘heqjen e qimeve’ Dorjani e quan emancipim. Thumbat mes konkurrentit të ri dhe Antonelës nuk ndaluan edhe pas prezantimit të konkurrentit të dytë, Princit.

Ndërkohë Doriani është shprehur se i vjen keq që situata degradoi, sepse sipas tij nuk është tip i sherreve.

“Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve. Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj”, tha Doriani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco