‘Treshe unë ti dhe…’/ Jasmina i kërkon llogari Andit

‘Treshe unë ti dhe…’/ Jasmina i kërkon llogari Andit

18:50, 26/02/2021

Nuk mungoi afrimiteti mes Sarës dhe Andit në takim, ku ky i fundit e mori vajzën bukuroshe edhe në krah, duke i thënë se po bënte ‘stërvitje’. Ata zgjodhën natyrën për takimin e tyre dhe Andi i tha Sarës se e pëlqen shumë natyrën.

Sara u përgjigj po ashtu se dhe ajo e pëlqen shumë natyrën, ndërsa Andi bëri komentin: “Unë ti dhe natyra, treshe”.

 

Kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re nga Jasmina, e cila i kërkoi Andit ‘tja shpjegonte pak’.

“ Ma sqaro se nuk e kuptova këtë treshen”, ka pyetur Jasmin.

“Jemi un Sara dhe natyra, treshe”, përgjigjet Andi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco