BMW M1 i Paul Walker shitet me çmimin marramëndës

BMW M1 i Paul Walker shitet me çmimin marramëndës

09:44, 05/02/2021

Paul Walker u bë i njohur ndërkombëtarisht nga filmi “Fast and Furious” që në thelb kishte dashurinë për shpejtësinë dhe makinat luksoze, megjithatë ky fiksim shkonte përtej rolit.

Aktori i ndjerë ishte i dhënë pas tyre edhe në jetën e tij reale dhe zotëronte një koleksion i cili përfshinte një përzierje të makinave, motoçikletave dhe kamionëve.

Megjithëse 8 vite pas vdekjes së tij makian e tij BMW Mi, paraardhëse e BMW i8  e cila është një makinë e rralë dhe unike është shitur në një ankand për 500.000 dollarë.

Walker e bleu makinën në 2011 si pjesë e koleksionit të tij AE Performance .

Kujtojmë që Paul Walker vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco