Problemet për Chrissy Teigen nuk kanë fund, pas abortit  i nënshtrohet një tjetër operacioni

Problemet për Chrissy Teigen nuk kanë fund, pas abortit i nënshtrohet një tjetër operacioni

15:48, 04/02/2021

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti e saj John Legend kanë kaluar një periudhë të vështirë.

Modelja humbi fëmijën e saj, pasi kishte bërë publike në rrjetet sociale, problemet që kishte në shtatzëni.

Por, duket se kjo ngjarje ka lënë jo pak gjurmë tek Teigen.

Modelja ka treguar trupin e saj pasi humbi fëmijën, ku shpreh trishtim për faktin se nuk do të mund të mbesë më shtatzënë.

Së fundmi, ajo ka treguar se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi  ndjen dhimbje të madhe për shkak të çrregullimit të ciklit menstrual nga aborti.

“Jack im i vogël supozohej të kishte lindur këtë javë, kështu që nuk ndihem shumë mirë. Unë me të vërtetë ndiej një goditje në bark, por nuk është një dhimbje fantazmë. Nesër do të operohem për endometriozë, por dhimbja nga periodat ndihet vërtet si goditje e bebes këtë muaj.“, është shprehur modelja. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco