Kaq para i kushtuan Hotit rrobat e skijimit

Kaq para i kushtuan Hotit rrobat e skijimit

21:01, 22/01/2021

Sipas një llogaritjeje që është bërë në grupin në Facebook, “Maniakë t’Skijimit”, rrobat e kryeministrit në detyrë dhe rikandiduesit për këtë post, Avdullah Hotit, kushtojnë 600 euro.

Ata janë bazuar në një fotografi të Hotit të cilën e kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku shihej duke skijuar në Brezovicë.

Sipas hulumtimeve të tyre, kapela i kushtuaka nëntë euro, syzet 49.32 euro, ndërkaq xhaketa 221. 96 euro.

Ndërkaq, pantallonat i kushtojnë 263.07 euro, teksa dorëzat mund t’i ketë blerë 57.04 euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco