Pas largimit nga ‘Little Mix’, Jesy merr vendimin e papritur në lidhje me të dashurin e saj

Pas largimit nga ‘Little Mix’, Jesy merr vendimin e papritur në lidhje me të dashurin e saj

16:53, 22/01/2021

Ajo tronditi fansat në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi njoftoi se do të linte “Little Mix”, pas nëntë vitesh. 

Dhe tani, mësohet se Jesy Nelson është ndarë nga i dashuri Sean Sagar pas nëntë muajsh lidhjeje.

Ish anëtarja e “Little Mix” dhe aktori 30-vjeçar kanë vendosur të bëjnë një pushim me njëri-tjetrin. Thashethemet lindën pasi dyshja fshinë fotot krah njëri-tjetrin në rrjete sociale.

“Jesy dhe Sean kanë vendosur të kalojnë disa kohë larg. Është e trishtë sepse ata ishin një çift i bukur por kohët e fundit gjërat nuk kanë qenë në rregull mes tyre.

Jesy sapo është shkëputur nga Little Mix dhe po punon shumë me veten e saj tani për tani, duhet ta vendosë veten në plan të parë. Izolimi e ka bërë më të vështirë gjithashtu, prandaj për tani Jesy dhe Sean kanë vendosur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për pak kohë,” tha një burim për “The Sun”.

Jesy dhe Sean filluan të dilnin për herë të parë Prillin e 2020, lidhje të cilën më pas e zyrtarizuan në Tetor duke ndarë disa foto krah njëri-tjetrit./Burimi:The Sun/ Pershtati: K.H/Syri.net/

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco