‘O sa mirë’ Adriana në Vetëvendosje!

‘O sa mirë’ Adriana në Vetëvendosje!

15:27, 20/01/2021

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se aktorja Adriana Matoshi është anëtarësuar në partinë e tij.

Këtë Kurti e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, të cilin e ka nisur me “O sa mirë”.

Ai ka thënë se Matoshi sipas tij është ndër aktoret më të mira shqiptare dhe njëkohësisht më të kërkuarat.

“Përkundër roleve të saj në film, ajo ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj. Adriana është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, dhe ka qenë drejtoreshë e Teatrit të Gjilanit në vitin 2007 dhe po ashtu edhe kryetare e bordit drejtues të këtij teatri”, ka shkruar Kurti.

Matoshi po ashtu do të jetë kandidate e VV-së për deputete.

Postimi i plotë:

O sa mirë!

Adriana Matoshi u ane?tare?sua mbrëmë ne? VETE?VENDOSJE!. Adriana është një ndër aktoret më të mira shqiptare dhe ndër më të kërkuarat në zejen e filmit në vend. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve, në klasën e Profesor Faruk Begollit. Disa nga çmimet e shumta kombëtare e ndërkombëtare që ka fituar janë: çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri, në Brazil, Valencia të Spanjës si dhe në Paris, çmimi “aktorja më e mirë” për rolin e saj në filmin “Zana” në Berlin, dhe në Neë Jork është shpërblyer edhe për rolin e saj në filmin “T’padashtun”. Përkundër roleve të saj në film, ajo ka luajtur edhe në shumë shfaqje teatrale si “Mësimi”, “Kumbara”, “Dejzilend”, “Shtëpia e Berndarda Albës”, “Këmisha e gjakut”, “Tudje srce”, “Romeo and Juliet”, etj. Adriana është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, dhe ka qenë drejtoreshë e Teatrit të Gjilanit në vitin 2007 dhe po ashtu edhe kryetare e bordit drejtues të këtij teatri. Ajo ka luajtur shumë role gjatë karrierës së saj, mirëpo roli më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai i gruas aktiviste. Adriana Matoshi është në mesin e 41 grave në listën tonë të referendumit për deputete të ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco