Vasil rizgjedhet edhe këtë vit për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në “Eurovision”

Vasil rizgjedhet edhe këtë vit për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në “Eurovision”

15:04, 20/01/2021

Vasil është rizgjedhur për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut.

Vasil ishte përgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në vitin 2020 me këngën “You” para se të anulohej festivali, shkruan Eurovision.tv.

Tani, Radio Televizioni Maqedonas (MKRTV) i ka gëzuar fansat me njoftimin e kthimit të tij për “Eurovision 2021”.

Udhëtimi i Vasil në “Eurovision” filloi më 2019 si një vokalist mbështetës për Tamara Todevska në Tel Aviv.

Ai shpejt bëri famë kur në janar të vitit të kaluar, MRT (transmetuesi publik i Maqedonisë së Veriut) njoftoi pjesëmarrjen e tij në Eurovision Song Contest 2020.

Kënga e tij, “You”, u zbulua më vonë në fillim të marsit. Pas anulimit të Eurovision Song Contest 2020, Vasil mori pjesë në episodin e dytë të Eurovision Home Concerts i cili u shfaq në prill.

Ai këndoi “You” dhe një përmbledhje të Helena Paparizou “My Number One” dhe “Toy” të Nettas.

Vasil kohën e fundit ka qenë i zënë duke punuar për albumin e tij të ri, i cili do të dalë në treg gjatë vitit 2021.

“Mezi pres! Rrallë në jetë nuk kemi vetëm një, por 3 shanse për ta bërë ëndrrën tonë realitet. Në vitin 2019 unë qëndrova me krenari pas Tamara Todevska, në vitin 2020 iu kushtova tërësisht “You”- por COVID na ndaloi!”, shkroi ndër të tjera ai.

Ai shtoi: “Asnjëherë mos ndaloni së besuari, ëndërruari dhe luftuari për atë për të cilën qëndroni në jetë. Ëndrrat bëhen realitet!”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco