Nga çështja e Melisës deri tek krisja me Tean, Andi kthehet në Përputhen dhe i sqaron të gjitha

Nga çështja e Melisës deri tek krisja me Tean, Andi kthehet në Përputhen dhe i sqaron të gjitha

08:50, 18/01/2021

Prej disa ditësh, Andi ka munguar në panelin e ‘Përputhen’, dhe është rikthyer ditën e djeshme në ‘Përputhen Prime’.

Teksa u pyet nga Bora për arsyen e mungesës së tij, Andi tregoi se kishte pasur probleme shëndetësore.

Bora e pyeti: Prandaj refuzove të flasësh me produkesionin?

Andi: Po se mendova që s’ishte e nevojshme.

Bora: Po për foton me Melisën çfarë do të thuash?

Andi: Po e kam parë , mendoj që njerëzit kanë qejf të merren me llafe. Por gjërat u panë dhe u vërtetuan .

Gazetarja Elona Duro, tha se ka dyshime se mes tij dhe Teas ka patur një krisje kohët e fundit dhe se mes Andit dhe Melsisës ka patur me të vërtetë një takim.

Ndërkohë Andi nuk vonohej të përgjigjej ku tha: ‘Kurrë, nuk bëhet fjalë”.

Ndërsa Tea u shpreh: “Jo, unë e kam sqaruar , ne kemi komunikuar vazhdimisht vetëm se nuk jemi parë këtu në emision.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco