E tepron aktorja italiane, premton foto nudo nëse fiton ekipi i Vedat Muriqit

E tepron aktorja italiane, premton foto nudo nëse fiton ekipi i Vedat Muriqit

18:59, 15/01/2021

Duke folur për mikrofonët e “Radiosei”, Ana Falki, aktore e njohur dhe tifoze e madhe e Lazios, tha se çfarë do të bëjë, në rast se ekipi i saj i preferuar fiton derbin me Romën nesër në mbrëmje.

“Çfarë jam e gatshme të bëj nëse Lazio të fitojë derbin? Unë jam gati të vishem vetëm me maskë (qesh) dhe në rast se rrjetet sociale më ndalojnë imazhin, unë do të mbaj një maskë. Le të shpresojmë që Lazio të arrijë të fitojë, nuk do të jetë e lehtë. Ne fillojmë me kushte të barabarta, do të na marrë malli për Correan, por Caicedo më bind shumë me zonën e tij.

Ne jemi prapa në renditje, por duam fitoren e tretë radhazi, kjo është një lojë tjetër, shpresoj të shoh zemërimin e duhur në fushë. Unë përqendrohem te Caicedo, te Immobile, Milinkoviç dhe Luis Alberto, ndërsa te Roma kam frikë nga Mkhitaran. Ishte një zgjedhje interesante e tregut nga ana e tyre, mendoj se për ne do të ishte e nevojshme të klonohet Acerbi. Do ta shikoj ndeshjen me një hajmali familjare, një tifoz i Juventusit, si dhe me vajzën time “shqiponjë”, – është shprehur ndër të tjerash, aktorja e njohur italiane Ana Falki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco