Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë ashpër për protestuesit në SHBA

Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë ashpër për protestuesit në SHBA

22:00, 07/01/2021

Ditën e djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor.

Deri më tani, raportohen 4 persona të vdekur si dhe shumë të tjerë u plagosën për shkak të dhunës.

Pas trazirave, kanë reaguar edhe disa nga yjet botërorë të muzikës.

Të ashpra në reagim ishin edhe dy artistet shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat të dyja i kanë quajtur protestuesit “terroristë”.

Dua Lipa ndau ditën e djeshme një foto në Instastory, duke i quajtuar protestuesit terroristë.

“Quajini ashtu siç janë: terroristë”, teksa kishte nënvizuar me të kuqe fjalën terroristë. Në fakt Dua ka treguar prej kohësh se është kundër Trump.

Ndërsa ditën e sotme edhe Rita Ora, rishpërndau në Instastory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë”.

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco