Anglia në karantinë/ Aktorja e njohur thyen rregullat e izolimit, policia e kap mat

Anglia në karantinë/ Aktorja e njohur thyen rregullat e izolimit, policia e kap mat

20:43, 07/01/2021

Aktorja indane, Priyanka Chopra është kapur mat nga policia duke thyer rregullat e izolimit në Britaninë e Madhe.

Aktorja aktualisht po jeton në Londër me bashkëshortin e saj, këngëtarin Nick Jonas, është fotografuar duke shkuar në një parukeri në pronësi të Josh Wood, së bashku me nënën e saj, Madhu. Më pas dy oficerë policie kanë mbërritur pranë qendrës estetike dhe e kanë detyruar aktoren e nënën e saj të dalin menjëherë jashtë.

Kujtojmë se ditën e hënë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, lajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të futej në izolim kombëtar për shkak të shtimit në rast të rasteve me koronavirusin e ri.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco