Pas krisjes, dritë jeshile në marrëdhënien e Princ Harry dhe William

Pas krisjes, dritë jeshile në marrëdhënien e Princ Harry dhe William

15:43, 07/01/2021

Prej muajsh, marrëdhënia e Princ Harry dhe vëllait të tij William, ka pasur mjaft tensione. 

Por, me sa duket, një dritë jeshile është ndezur për dyshen. 

Këtë e kanë konfirmuar burime pranë familjes mbretërore për ‘Us Weekly’. 

Sipas tyre, dy vëllezërit i pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të rregulluar problemet mes njëri-tjetrit, por janë në rrugë të mbarë dhe dëshira nuk mungon.

Kujtojmë, se Harry dhe William janë përçarë prej kohësh, por pas shkëputjes përfundimtare të çiftit të njohur Meghan-Harry nga familja mbretërore, marrëdhënia e tyre u kris akoma më shumë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco