Frikë nga infektimi me Covid-19, legjenda e muzikës italiane jeton i izoluar prej 1 viti

Frikë nga infektimi me Covid-19, legjenda e muzikës italiane jeton i izoluar prej 1 viti

16:35, 04/01/2021

Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano ka rrëfyer në një lidhje telefonike surprizë tek “Domenica In” se pandemia ka lënë pasoja për të dhe të shoqen, Claudia Mori.

“Unë dhe Klaudia jemi mbyllur praktikisht brenda në shtëpi prej një viti. Na e kanë sjellë dhe veshjen me vija si të burgosurit”, tha Celentano.

Celentano pohoi për prezantuesen e njohur Mara Venier se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit dhe ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco