Festoi ditëlindjen, Greta Thunberg ironike dhe në 18 vjetorin e saj

Festoi ditëlindjen, Greta Thunberg ironike dhe në 18 vjetorin e saj

14:38, 04/01/2021

Ditën e djeshme aktivistja e ‘Të premteve për të ardhmen’, e zgjedhur nga Time në 2019 si ''Personazh i Vitit'' dhe e nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, Greta Thunberg mbushi 18 vjeç.

18 vjeçarja suedeze frymëzoi shumë student anembanë botës të cilët dolën në demostrate në shumë vende përgjatë vitit 2019.

Lindur në Stokholm nga këngëtarja lirike Malena Ernman dhe aktori Svante Thunberg, historia e saj u bë dokumentar i titulluar ''Unë jam Greta’'   nga Nathan Grossman, ku ajo e përshkruan veten si aktiviste dhe vegane.

E njohur dhe për sarkazmën dhe shkathtësinë në komunikim ajo nuk i kurseu ato as në 18 vjetorin e saj në postimin e publikuar në Twitter ku shkori:

''Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë lokalit të lagjes, duke ekspozuar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligë që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!!” 

Ky postim i saj është një ironi ndaj të gjithë atyre që mendonin se Greta ishte vetëm një fëmijë që përdëroj nga njërëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco