Më në fund! Andi pranon se ka ndjenja për Tean

Më në fund! Andi pranon se ka ndjenja për Tean

10:06, 18/12/2020

Gjatë puntatës së djeshme të ‘Përputhen’ u transmetua takimi i Andit dhe Teas, dy nga konkurrentët të cilët janë parë më afër njeri-tjetrit.

Por, ndonëse ishte takimi i pestë për dyshen, ky takim ishte ndryshe për ta, pasi Andi duket se nuk duroi më dhe i shprehu dashurinë Teas.

"Ajo gjë që më ka shtyrë më shumë, që mezi e prisja këtë takimin tonë ishe fakti që me vërtetë të pëlqej shumë. E kuptova duke parë çdo natë videot, editimet, pjesë të emisionit, momente kur kemi folur, takimet tona të parë. I kam krahasuar dhe me momente të tjera dhe arrita në konkluzionin që ti bën diferencën për mua", u shpreh Andi i emocionuar.

Por, nga ana tjetër, duket Tea nuk është aq e bindur sa Andi.

Ajo i tha Andit që ka nevojë për më shumë siguri nga ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco