Pas ngjarjes së fundit, 4 vajzat e ‘Përputhen’ i heqin vizën Arjonit

Pas ngjarjes së fundit, 4 vajzat e ‘Përputhen’ i heqin vizën Arjonit

09:01, 18/12/2020

Pas ujërave që u trazuan në ‘Përputhen’ nga fotoja në shtrat e Arjonit dhe Anës, ndjekësit u pyetën me anë të një sondazhi, nëse janë dakort që Arjoni të vazhdojë rrugëtimin e tij në ‘Përputhen’.

Ai mori 51.79 përqind të votova, çfarë tregoi se ai mund të rikthehet në format.

Mirëpo gjatë puntatës së djeshme, Bora pyeti vajzat nëse do të dilnin me Arjonin.

Tea: Jo për shkak të kësaj situate se nuk di kë të besoj, por për të gjitha ato që kanë ndodhur me mua dhe Arjonin nuk do dilja.

Ana: Nuk do dilja me Arjonin sepse ka shkelur rregulloren dhe ka bërë një veprim që s’më pëlqen aspak.

Sindi: Nëse Ana do kthehet është e drejtë të kthehet edhe Arjoni, por nuk do dal ndonjëherë me Arjonin.

Melisa: Absolutisht jo.

Epo, me sa duket rikthimi i Arjonit në format është i kotë sepse asnjë nga vajzat nuk do të dalë me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco