Andi i shpreh publikisht ndjenjat Teas: E kuptova duke parë...

Andi i shpreh publikisht ndjenjat Teas: E kuptova duke parë...

07:50, 18/12/2020

Në puntatën e djeshme të "Përputhen" u transmetua takimi ndërmjet Andit dhe Teas, dy ndër konkurrentët më të dashur nga publiku.

Gjatë takimit, Andi shprehu më në fund pëlqimin ndaj Teas.

"Ajo gjë që më ka shtyrë më shumë, që mezi e prisja këtë takimin tonë ishe fakti që me vërtetë të pëlqej shumë. E kuptova duke parë çdo natë videot, editimet, pjesë të emisionit, momente kur kemi folur, takimet tona të parë. I kam krahasuar dhe me momente të tjera dhe arrita në konkluzionin që ti bën diferencën për mua", i tha ai.

Tea u shpreh se ka nevojë për më shumë siguri nga Andi, pasi vazhdon të mendojë se ai është qejfli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco