I shpallur në kërkim, Stresi sfidon policinë

I shpallur në kërkim, Stresi sfidon policinë

12:03, 10/12/2020

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme.

Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mirëpo pavarësisht se lajmi i shpalljes në kërkim u bë publik, Stresi duket se nuk është shqetësuar.

Madje reperi ka sfiduar gjithë policinë me një video nga makina.

Ai ka ndarë në Instagram një video duke udhëtuar ndërkohë që këndon këngën e tij më të fundit “Archimed”.

Ditën e djeshme ai u shpreh se e kishte mik Klodian Rashën dhe se e kishte organizuar protestën bashkë me shok të tjerë të të ndjerit, që u vra nga një efektiv policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco