Thumbojnë njëra-tjetrën/ Fillon xhelozia mes 3 shoqeve në ‘Love Story’

Thumbojnë njëra-tjetrën/ Fillon xhelozia mes 3 shoqeve në ‘Love Story’

11:34, 10/12/2020

Puntata e fundit e ‘Love Story’ duket se ka trazuar ujërat mes vajzave, madje dhe mes atyre që në fakt konsideroheshin si më të afërta me njëra-tjetrën.

Dy vajzat Enxhëll dhe Suela, që kanë raporte të mira dhe me Arjanën, patën një takim të gjatë me Saimirin.

Mirëpo, së fundmi, Arjana u pyet nga gazetarja Xhesi e “Daily Love Story” nëse ndjen xhelozi për shoqet e saj, të cilat patën një takim të gjatë me Saimirin, ndërkohë që ajo ende nuk e ka patur një të tillë.

"Suela desh e hëngri të gjallë” u shpreh ajo, duke e gërshetuar me nota humoristike atë që deklaroi.

Xhesi: Arjana pse je mërzitur ti?

Arjana: Uaaa, desh e hëngri të gjallë të shkretin.

Enxhëll: Jooo, vajza u rrëzua padashje. Mos jep moj koment!

Arjana: Nuk u bëra xheloze, u emocionova jashtëzakonisht shumë sepse ishte diçka që e ka ndjerë.

Xhesi: Si shkoi kërcimi me Saimirin?

Arjana: Kërcyem shumë pak. U mërzita.

Xhesi: Ti Arjana bën zhurmë?

Arjana: Unë nuk bëj zhurmë, unë dukem. Nuk kam nevojë fare për mikrofon të them që jam seksi apo të bëj zhurmë. Doja të thoja diçka që vajzat këtu nxisin xhelozi, për të fundosur vajzat e tjera dhe për të dalë vetë mirë.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Arjanës erdhi pasi Enxhëll u shpreh se Saimiri i kishte thënë në vesh që vajzat që bëjnë zhurmë nuk i hyjnë fare në sy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco