Miley Cyris befasohet live në studio nga numri i tatuazheve që ka

Miley Cyris befasohet live në studio nga numri i tatuazheve që ka

10:56, 10/12/2020

Miley Cyrus po njihet me veten.

Që kur la prapa ditët e saj në Disney Channel, ylli u bë i njohur për qasjen e saj të patundur ndaj stilit, i cili përfshin edhe tatuazhet e saj.

Këngëtarja 28-vjeçare u shfaq të martën në " Jimmy Kimmel Live! ", teksa mësoi  diçka për veten: Numrin e tatuazheve në trupin e saj.

Teksa po luantë një lojë në studio, Miley Cyrus u pyet se sa tatuazhe ka.

Cyrus u përgjigj: "Nuk e kam idenë".

Prezantuesi zbuloi se Cyrus ka 74 tatuazhe në trupin e saj, duke e bërë vetë këngëtaren të habitej.

"Hë?" – pyeti ajo e çuditur.

Gjatë vizitës së saj në shfaqje, ylli foli dhe për pamje e saj, tani ikonike, duke zbuluar se modeli i flokëve të saj erdhi sepse nuk kishte zgjidhje tjetër.

"Të gjithë neve na është dashur të përshtatemi [me pandeminë], shumë gjëra u mbyllën, duke mbajtur larg kryerjen e rutinave tona standarde, një prej tyre do të dikush që do të bënte një prerje flokësh për mua," ndau Cyrus.

Kujtojmë se Miley Cyrus aktualisht po shijon suksesin e këngës ‘Prisoner’ në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco