Reperi Cozman u kthye në qendër të vëmendjes së fundmi, pas një postimi që ai ndau me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit, ku Cozman tha se po i nënshtrohet një operacioni.
Madje, reperi tregoi se ky do të jetë i fundit ndër disa që ka kryer, duke mos ndarë arsyen e këtyre operimeve.
“Sot është operimi im i fundit dhe e përfundova”, shkruan ai teksa shihet i shtrirë dhe me maskë në spital.
Me sa duket, problemet shëndetësore janë arsyeja pse artisti është distancuar nga prurjet e reja muzikore.
© SYRI.net