'A ke burrëri a s'ke?' Ana përplaset keq me Andin

'A ke burrëri a s'ke?' Ana përplaset keq me Andin

21:57, 09/12/2020

Në puntatën e sotme të "Përputhen", u dha takimi mes Arbrit dhe Anës (2). Kjo e fundit përmendi praninë e disa njerëzve me dy fytyra.

“Nuk më pëlqejnë meshkujt që në takim me ty thonë gjëra të tjera dhe këtu gjëra të tjera, që në prapaskenë thonë gjëra të tjera dhe këtu bëjnë si të dashuruar. Këtë gjë e ka bërë Andi”, u shpreh ajo.

Më tej vazhdoi:

“Më ke kërkuar në backstage të kemi një takim tjetër. Këtu ka filluar përsëri me Tean, e  fton në takim. Këto më duken gjëra jo të vërteta, nuk është aspak reale dhe burrërore për mashkullin që unë dua të kem në krahë. Thua Ana do më pëlqente të dilnim bashkë dhe pastaj i kërkon Teas kërcim në studio. Nuk kam gjë me Tean, e kam me ty. S’ke pse më thua mua Ana si thua do ta kemi një takim tjetër?”

Andi: Po përpiqem t’i njoh të gjitha.

Ana: Ti nuk di çfarë do, pse s’më fton mua në takim po bën skena.

Andi: Me Tean e ndjeva kërcimin.

Ana: A keni burrëri apo s’keni, këtu tregohet, me këto gjeste që ke bërë, nuk je për mua.

Debati solli edhe ndërhyrjen e Arbrit.

Arbri: Të jesh burrë vjen ia thua këtu (dil në takim me mua).

Andi: Të dal si ti, të them që u pendova pastaj.

Ana: Me këto skena kam menduar mos jemi vallë në një cirk.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco