I dehur dhe me armë, këngëtarja shqiptare tregon se si u kërcënua nga fansi: O do vish me mua...

I dehur dhe me armë, këngëtarja shqiptare tregon se si u kërcënua nga fansi: O do vish me mua...

10:19, 05/12/2020

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku dhe shumë e komentuar në media, Rovena Stefa ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Si rrallëherë Rovena ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private dhe një histori me një fans.

Ester Bylyku: Ka patur ndonjë fans që ka bërë cmenduri për ty? Per shembull, të ka ndjekur këmba e këmbës, ose ka ardhur në koncert…

Rovena Stefa: Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’

Ester Bylyku: Në sy të sigurimit ndodhi kjo?

Rovena Stefa: Po, në sy të sigurimit. Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marrë, dhe ka ngrënë një dru të mirë (qesh).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco