Donaldi i bën dhuratën më të veçantë dhe ja çfarë shkruan Bora

Donaldi i bën dhuratën më të veçantë dhe ja çfarë shkruan Bora

07:34, 03/12/2020

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Dyshja tashmë e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe nuk i kursejnë dedikimet apo postimet romantike në rrjete sociale.

Siç dihet, Donaldi ka pasion pikturën dhe këtë e pasqyron më së miri Instagrami i tij.

Vetëm së fundmi ai ka realizuar pikturën më të bukur: poretretin e të dashurës së zemrës, Bora Zemanit! Artisti ka publikuar një video ku tregon gjithë proçesin e punës.

"Për ty Bora", ka shkruar ai krahas videos.

Moderatorja ka reaguar menjëherë e emocionuar dhe duke i shprehur dashurinë publikisht. "Të duaaaa", ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco