U tha se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision/ Anxhela Peristeri flet për Syri TV: Budallallëk me brirë

U tha se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision/ Anxhela Peristeri flet për Syri TV: Budallallëk me brirë

15:54, 01/12/2020

Pak ditë mëparë, në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjedhura e jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”.

Por ky lajm u përgënjeshtrua nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ku shpjegoi se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani.

Për të folur për për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Fundvitit dhe jehonën e madhe që ka bërë kënga e saj, e ftuar në “Syri i Keq” në Syri Televizion ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri.

Anxhela u shpreh se gjithçka është publikuar në portale nuk është e vërtetë, dhe për të është një budallëqe me brirë.

“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dh asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi.

Më tej, këngëtarja tha se Eurovisioni është qëllimi i shumicës.

“Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit.”/K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco