Shtëpia e aktores së njohur shkatërrohet nga zjarri

Shtëpia e aktores së njohur shkatërrohet nga zjarri

13:57, 01/12/2020

Është shkatërruar nga zjarri ferma e familjes së Jennifer Lawrence, e cila kishte shërbyer edhe si kamp veror i fëmijëve.

Për fat të mirë, asnjë jetë njerëzish dhe kafshësh nuk humbi nga flakët, shkruan Fox News.

Ferma që familja e Jennifer Lawrence përdor si një kamp veror për fëmijët në Kentucky u shndërrua në rrënoja nga  një zjarr tragjik gjatë fundjavës.

Kampi Hi-Ho, i cili është në pronësi dhe operohet nga vëllai i aktores Blaine Lawrence, u përfshi në flakë të premten mbrëma në një zjarr që autoritetet ende po hetojnë.

“Me dhimbje ju konfirmojmë lajmin se kemi humbur fermën tonë natën e kaluar në një zjarr të tmerrshëm. Ne jemi thellësisht mirënjohës që asnjë person ose kafshë nuk u lëndua, por ne ende jemi në zi për humbjen e viteve të punës së palodhur dhe kujtimeve që ndodhën në këto mure”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të kampit në Facebook.

Postimi vazhdon: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që kemi, por ne jemi kaq mirënjohës për Departamentin e Zjarrfikësve Simpsonville dhe të gjithë zjarrfikësit e tjerë që iu përgjigjën urgjencës sonë. Ju jeni heronj të vërtetë. Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për anëtarët e panumërt të komunitetit tonë të cilët kanë arritur të na mbështesin gjatë kësaj kohe. Dashuria dhe mirësia juaj do të thotë bota për ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco