7 vite pa babain e saj, Meadow kujton aktorin e ndjerë Paul Walker: Shoku im më i mirë dhe unë

7 vite pa babain e saj, Meadow kujton aktorin e ndjerë Paul Walker: Shoku im më i mirë dhe unë

11:59, 01/12/2020

Më 30 nëntor të vitit 2013, aktori i ndjerë Paul Walker humbi jetën në një aksident automobilistik.

Walker ishte në një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe në mes të xhirimeve të serisë së 7-të të “Fast and Furious”. 

Vajza e tij, Meadow Walker e ka kujtuar babain e ndjerë nëpërmjet një fotoje në Instagram.

Krahas fotos me të atin, Meadow shkruan: “Një ditë pa kuptim për ta kujtuar në trishtim. Sot një festë e dashurisë dhe lumturisë që i solle botës. ja një foto e shokut tim më të mirë dhe unë duke fjetur.”

Ajo ishte vetëm 15 vjeç kur Walker ndërroi jetë dhe shpesh ndan kujtime më të atin në rrjetet sociale. /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco